Ngrin Kukesi, veshtiresi qarkullimi ne disa akse

15/01/2009 08:10

Reshjet e shiut ne verilindje kane veshur me akull rruget dhe pemet, duke krijuar edhe veshtiresi qarkullimi ne akset kryesore nacionale. Ne Qafe-Mali per disa ore qarkullimi ka rene ne konfuzion pasi nje numer automjetesh te tonazhit te rende kishin mbetur ne akull.

Edhe brenda qytetit te Kukesit akulli ka veshtiresuar levizjen e njerezve dhe te mjeteve. Rreziku nga akulli ka qene po aq evident edhe ne zonat rurale ku akulli ka veshur jo vetem rruget, por edhe muret e shtepive dhe pemet. Te gjitha rruget rurale kane qene te pakalueshme, pasi asnje mjet nuk eshte pare ne to per te hedhur kripe apo skorie.

Nje situate e tille perseritet ne Kukes njehere ne 10 apo 15 vjet duke shkaktuar deme te konsiderueshme ne bujqesi, por edhe ne linjat elektrike dhe te ujesjellesit. Nderkohe, ne Qarkun e Dibres, edhe pse pa reshje, gjendja e rrugeve ka qene problematike. Ende tri komuna ne Qarkun e Dibres dhe konkretisht ajo e Lures, Klenjes dhe Xiber-Murrizes, vazhdojne te jene te izoluara prej me shume se dy javesh.

Akset rrugore nacionale, Peshkopi- Burrel dhe Peshkopi – Kukes kalohen vetem me zinxhire, madje prej dy ditesh rezultojne te mbuluar me akull, duke e veshtiresuar akoma me teper levizjen. E permiresuar paraqitet situata ne Qarkun e Shkodres, ku sipas autoriteteve eshte arritur te zhbllokohen pas gati nje muaji rruget e Dukagjinit dhe Vermoshit.

Por ndersa ne Malesi te Madhe dhe Shkoder zonat malore kane nisur pak nga pak t‘i kthehen normalitetit, situata e renduar me bllokim rrugesh eshte ne rrethin e Pukes ku rreth 13 fshatra ne komunat e thella si: Iballa, Qafe-Mali dhe Fierze vazhdojne te jene te izoluara nga ngricat e krijuara.

Top Channel