Tregtia e naftes D2, per nje vit vetem “Armo”

14/01/2009 20:45

Qeveria ka zyrtarizuar vendimin e shumedebatuar qe ndalon importin e naftes D2 qe prej fillimit te ketij viti. Te drejten per shitjen e ketij produkti vetem per nje vit e ka “Armo”, e cila do ta siguroje prodhimin nga rafineria e Ballshit.

Kryeministri Berisha tha se ky vendim merret per te mbrojtur qytetaret nga ndotja e larte qe sjell ky lloj karburanti.

“Kemi bere dicka te drejte, sepse prodhimin vendas cdo shtet perpiqet ta nxise ne nje menyre ose nje tjeter dhe kete e kemi bere per 1 vit”, ka deklaruar Berisha.

Vendimi detyron te gjitha shoqerite e tjera te karburanteve te blejne nafte D2 vetem nga “Armo”. Kjo  eshte dhe pika me e kundershtuar e tij nga shoqerite importuese, ekspertet e pavarur dhe opozita, pasi sipas tyre shtremberon konkurrencen ne treg.

“Pretendimet e opozites dhe kujtdo tjeter se po pranojme monopolin e D2 jane absolutisht te pabazua”, ka pohuar Berisha.

Shqiperia konsumon rreth 400 mije tone D2 ne vit, nga e cila mbi 250 mije tone vinin nga importi. Importuesit thone se tashme i gjithe ky treg i kalon me ligj “Armos” dhe kjo mase i con ata drejt falimentimit.

Top Channel