SHBA, gjendet biznesmeni, qe u shtir si i vdekur

14/01/2009 09:45

Biznesmeni amerikan qe sajoi vdekjen, per t’u shpetuar borxheve, eshte arrestuar nga policia e Floridas. Ai u gjet ne gjendje te mire shendetesore dhe nuk kishte pesuar demtime pas hedhjes me parashute nga avioni i tij.

Marcus Schrenker akuzohet per vjedhjen e miliona dollareve nga disa investitore. Ai eshte urdheruar nga nje gjykate te paguaje 53.500 dollare dhe do te perballet me burgun nese shpallet fajtor per mashtrim.

38 vjecari u perpoq te bindte autoritetet se ishte rrezuar me avionin e tij. Schrenker u kishte thene kontrolloreve te fluturimeve se ndodhej ne veshtiresi, se xhami i kabines se pilotit ishte copetuar dhe se ai ishte gjakosur.

Avioni u rrezua ne nje zone ne Milton, prane Floridas, por pas kerkimeve u gjet dritarja, dera e hapur dhe asnje gjurme gjaku, apo trupi i pilotit. Sipas hetuesve, biznesmeni kishte aktivizuar pilotin automatik dhe ishte hedhur me parashute nga avioni.

Top Channel