Rama, cmim ne Emirate

14/01/2009 19:55

Kryetari i bashksie se Tiranes, Edi Rama ka qene nje nder tete fituesit qe eshte nderuar nga samiti i kryeqyteteve te se ardhmes me motivacionin “Lidere qe kane dhene kontribute te posacme ne zhvillimin e kryeqyteteve te se ardhmes dhe kane frymezuar jeten e miliona njerezve neper bote”.

Evenimenti i organizuar ne Abu Dhabi, ne Emiratet e Bashkuara, mblodhi se bashku figura te njohura te politikes,  shkences dhe biznesit, qe u takuan ne kete samit per te prezantuar idete dhe projektet e tyre inovatore, por dhe per te nderuar 8 fituesit e radhes.

“Faleminderit shume. Eshte nje nder i jashtezakonshem per mua qe fitoj kete cmim. Kur erdha ne krye te bashkise se Tiranes ne kishim nje buxhet te vogel, 2.7 milione dollare, por ne aty filluam dhe krijuam nje qytet me vende te reja pune, ku mund te punojne te gjithe”, eshte shprehur Rama.

Pervec kryebashkiakut jane nderuar me kete cmim edhe presidentja e Republikes se Finlandes, Bill Gates dhe nobelisti Stephen Hawking. Ky eshte cmimi i katert qe Edi Rama merr gjate karrieres se tij ne krye te bashkise se Tiranes.

 

Top Channel