Leternjoftimet, kompensim per disa kategori

14/01/2009 16:25

Qeveria vendosi masen e shperblimit per kategorite qe perfitojne kompensim pasi kane aplikuar per pajisjen me leternjoftim.

Kryeministri Berisha njoftoi se kategorite qe perfitojne kompensim te njejte prej 700 leke, jane personat mbi 18 vjec te familjes qe trajtohet me ndihme ekonomike, kryefamiljaret me aftesi te kufizuar, personat qe perfitojne pagese papunesie, si dhe studentet. Keto jane dhe kategorite qe perfitojne me shume nga kompensimi financiar.

Ndersa me 400 leke do te kompensohen pensionistet ne fshat dhe qytet, me pension te plote apo te pjesshem, si dhe ata me pension invaliditeti, si dhe personat pa te ardhura ne ngarkim te pensionesteve.

Vendimi i qeverise perfshin me kompensim 200 leke edhe punonjesit buxhetore me page deri ne 35 mije leke dhe personat pa te ardhura ne ngarkim te tyre. Vendimi parashikon qe pagesa fillimisht te behet e plote 1200 leke dhe me pas keto kategori rimbursohen ne fund te muajit, pasi te paraqesin fotokopjen e aplikimit.

“Nuk mund te prodhohet kupona me vlere te ndryshme sepse kjo do ta komplikonte skemen e shperndarjes”, u shpreh Berisha.

Vendimi parashikon se kompensimin keto kategori do ta perfitojne, nese aplikojne per leternjoftimet deri ne daten 30 maj, pra gati nje muaj para zgjedhjeve parlamentare. Kompensimi financiar do t’i kushtoje qeverise 500 milione leke, por sipas kryeministri Berisha e rendesishme eshte pajisja e qytetareve me leternjoftimet e reja biometrike, duke zgjidhur kete jave edhe ceshtjen e kuponave.

“Kompania merr persiper qe pas dites se premte te siguroje gjithe sasine e kuponave. Procesi ka nje fillim shume te mbare dhe duhet te monitorohet ne cdo moment qe te kete te gjithe zhdervjellesine e duhur”, u shpreh Berisha.

 

Top Channel