Basha: Kete vit statusi i kandidatit

14/01/2009 20:10

Shqiperia synon seriozisht te paraqese kandidaturen per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian brenda presidences ceke. Domethene, brenda muajit qershor te 2009-es.

“Ne nje moment te caktuar, qeveria do te beje publike daten e aplikimit dhe padyshim presidenca ceke mbetet momenti me i favorshem per te hedhur hapin”, ka deklaruar ministri i Jashtem, Lulzim Basha.

Pavaresisht se Shqiperia do te futet ne nje periudhe zgjedhore, Basha mohoi qe ky veprim te mund te perdoret si argument i politikes se brendshme.

“Procesi i integrimit evropian i bashkon te gjitha krahet politike dhe kthimi i saj ne nje ceshtje te brendshme nuk eshte konstruktive”, ka pohuar Basha.

Nga ana tjeter ministri iu shmang pyetjes nese Komisioni Europian do te preferonte te priste pikerisht perfundimin e zgjedhjeve, qe konsiderohen si test politik. “Kjo ishte pergjigjia”, eshte shprehur Basha.

Keto deklarime u bene diten qe Shqiperia paraqiste ne Bruksel raportin mbi masat e mara nga ana e saj per liberalizimin e vizave me BE-ne, kurse Tiranen zyrtare e vizitonte ministri i Jashtem i Luksemburgut, Zhon Aselborn.

Ministri Aselborn perseriti vullnetin e vendit te tij per te hapur kufijte e Europes, per nje levizje te lire te qytetareve te Ballkanit perendimor.

“Ne nuk mund vetem te flasim ne Europe ne lidhje me vlerat e Bashkimit Europian, apo te mbajme fjalime se sa bukur eshte te jesh ne Europe apo sa e nevojshme eshte BE-ja, pa hapur jo vetem zemrat tona, por edhe kufijte tane”, ka deklaruar Aselborn.

Por nga ana tjeter ai pohoi hapur edhe pengesat aktuale qe has ideja e zgjerimit. “Ju e dini qe nuk eshte e lehte sot ne vendet tona per te mbrojtur idene e zgjerimit. Jo vetem pse nuk ka hyre ende ne fuqi Traktati i Lisbones, por edhe sepse na duhet te luftojme ne mendjet e njerezve me idene se Europa nuk do te jete me nje projekt paqesjelles, nese ne te ardhmen nuk integrohen edhe vendet ketij rajoni”, ka shtuar Aselborn.

Mikroshtet i Europes perendimore, Luksemburgu eshte nje prej 6 vendeve themeluese te Bashkimit Europian. Me vetem 2 mije km2 dhe 480 mije banore, Luksemburgu eshte nje nga polet me te rendesishme financiare te botes.

Top Channel