Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka nisur punen per kete vit me nje takim me gra te biznesit.
Ky bashkepunim me Dhomen Amerikane te Tregtise kishte si qellim nxitjen e grave dhe vajzave per te marre pjese ne cdo gare dhe per ta kthyer ate ne nje histori suksesi.
Zonja Topalli, e cila nisi disa muaj me pare nje tur per sensibilizimin e grave, shprehu bindjen se me vullnet dhe pune, grate mund te arrijne atje ku sot jane burrat.
Dhe kete fare mire sipas Kryetares se parlamentit, mund ta beje brezi i ri i lindur ne liri, sepse sic thote zonja Topalli, kur je i lire mund te realizosh cdo gje dhe cdonjera prej vajzave te behet e suksesshme ne politike apo ne biznes.
Kryetarja e parlamentit u propozoi grave biznesmene te nisin nje partneritet te hapur, qe se bashku, politika dhe biznesi, te ndihmojne me veprime konkrete femijet e braktisur apo nenat qe rrisin te vetme femijet, duke deshmuar ndjeshmerine e gruas dhe pergjegjesine qytetare.
Top Channel