Kaliforni, adoleshentja, record sms-sh

13/01/2009 12:25

Nje adoleshente amerikane ka thyer rekord ne dergimin e sms-ve nga celulari i saj.

Ndersa numri mesatar i mesazheve qe adoleshentet e moshave 13-17 vjec shkembejne cdo muaj eshte 1.742, nje vajze nga Kalifornia ka derguar vetem gjate muajit dhjetor 14.528 sms, ose rreth 1 mesazh cdo dy minuta.

Ngjarja eshte treguar nga i ati i vajzes, qe ka pare 440 faqet e fatures se telefonit te se bijes. Fatmiresisht, zgjedhja e nje tarife qe parashikonte dergimin e nje numri te pakufizuar sms-sh, e shpetoi ate nga pagesa e 3 mije dollareve.

“Fillimisht me erdhi per te qeshur, pastaj nisa te mendoja nese ishte fizikisht e mundur dergimi i aq shume mesazheve”, u shpreh ai. Tani prinderit ia kane kufizuar perdorimin e telefonit dhe adoleshtja Reina nuk mund te dergoje me sms pas oreve te mbremjes.

Top Channel