Gazi, Moska akuzon Ukrainen

13/01/2009 17:00

Vetem pak ore pas marreveshjes se dyte pa kushte qe presupozohej te zgjidhte krizen e gazit, situata serish nuk eshte zhbllokuar.

Gazi serish nuk ka rrjedhur ne tubacione dhe per kete Moska fajeson serish Ukrainen. Kompania ruse e gazit, Gazprom deklaroi se ajo kishte nisur furnizimin, por Kievi ka bllokuar tubacionet duke mos e lene gazin te shkoje ne Europe.

Presidenti i Gazprom, Aleksander Medvedev konfirmoi bllokimin e gazit, duke hedhur akuza mbi ukrainasit.

Gazi u leshua gjate mengjesit dhe rrjedhja e tij u konfirmua nga vezhguesit, por sipas tyre sasia ishte shume e pakte.Vezhguesit nuk kane ende akses te plote ne te gjitha pikat e gazit.

Akuzat e ndersjellta u japin shenja te keqija miliona evropianeve qe kane mbetur pa ngrohje.

Top Channel