Rrezohet projektbuxheti i Bashkise se Tiranes

12/01/2009 23:05

Rrezohet projektbuxheti i Bashkise se Tiranes per vitin 2009. Keshilltaret e LSI-se kane bashkuar votat me ata te PD-se duke shtyre ne kohe miratimin e buxhetit te bashkise.

Keshilltaret e Partise Demokratike kane akuzuar serish se ky projketbuxhet nuk eshte transparent pasi nuk eshte i detajuar sipas zerave.

“Ne kemi kerkuar pse nuk jane futur projektet dhe jane mbajtur ne dispozion te ‘komunitetit’, por qe ne i quajtem falanga te Edi Rames. Pse na quhet konsultim kjo qe ai ben atje. Ai duhet te vije ta beje konsultimin me ne, ne transparence edhe me median. Si do na garantoje ne se nuk do te ndryshoje buxheti edhe nja dhjete here te tjera”, eshte shprehur keshilltari i bashkise, Ferdinand Poni.

Por nga ana tjeter nenkryetarja e bashkise Albana Dhimitri ka sqaruar se ky projektbuxhet eshte hartuar sipas nevojave te qytetareve dhe eshte transparente dhe ligjore.

“Projektbuxheti per vitin 2009 i shoqeruar edhe me programin buxhetor afatmesem eshte ligjor sepse eshte bere ne perputhje me ligjet qe i ka miratuar qeveria qendrore dhe parlamenti shqiptar ne gusht te viti 2008. Eshte transparent pasi eshte hartuar ne baze te nje procesi mjaft te gjere te pjesemarrjes. Ligji i buxhetit nuk e ka detyrimin qe kryetari i bashkise te paraqese buxhetin me liste projektesh, por vendoset mbi bazen e programeve, cka do te thote se percakton se cilat jane prioritetet per secilin program. Te gjitha keto pas miratimit nga ana juaj do te miratohet, do te detajohet nga kryetari i bashkise dhe do te vihet ne dijeni keshilli bashkiak per sa i perket detajimit te tyre”, sqaroi Dhimitri.

Ne projektbuxhetin e paraqitur per vitin 2009 prioritet mbeten hapesirat e gjelberta, rikualifikimi urban, infrastruktura rrugore, ajo arsimore dhe sherbimet te tjera sociale.

Top Channel