Kartat e identitetit, sot nis aplikimi per Tiranen

12/01/2009 08:00

Fillon mengjesin e sotem ne kryeqytet, ne te gjitha njesite bashkiake aplikimi per pajisjen me kartat e identitetit. Brenda muajit aplikimet do te shtrihet ne te gjithe qytetet dhe komunat e vendit.

Ministria e Brendshme dhe kompania “Sagem” kane perfunduar hapin e pare te rendesishem, gjetjen e vendeve te aplikimit dhe pajisjen e tyre me te gjitha mjetet elektronike te nevojshme per aplikimin.

Vendodhja e tyre, per Tiranen e cila nis e para aplikimin eshte prane cdo njesie bashkiake ku eshte i regjistruar qytetari. Aplikimi per leternjoftimet nis me pagesen 1200 leke ne nje nga filialet e postes.

Procesi i aplikimit per nje person nuk zgjat me shume se 5 minuta, qe nga paraqitja e kuponit, verifikimi i identitetit nepermjet regjistrit elektronik te gjendjes civile, marrja e shenjes se 10 gishtave, fotografise dhe firmes elektronike.

Pas kesaj qytetari kthehet pas dy javesh per te marre leternjotimin ne vendin qe ka aplikuar, pasi dokumenti aktivizohet dhe funksionon vetem me shenjen e gishtave te personit qe i perket.

Zevendesministri Poni i jep pergjigje shqetesimit te ngritur nga opozita per informimin e pamjaftueshem te publikut rreth procesit te aplikimit.

“Dua te sqaroj qytetaret qe mjaftojne te vijne ne kete zyre per keto procese qe mund te kryhen lehte fare. S’kane nevoje te marrin certifikatat pasi gjithcka eshte e lidhur me regjistrin”, tha Poni.

 

 

Top Channel