Virgin prezanton avionin e hapesires

08/12/2008 12:00

Richard Branson ka kaluar cdo kufi tokesor, duke kerkuar tashme te pushtoje edhe hapesiren.

Pronari i kompanise Virgin ka zbuluar “Kavalierin e Bardhe”, shuttle-n qe pritet te coje turiste ne lartesi ekstreme. Anija-avion eshte prezantuar sot ne shkreteriren kaliforniane te Mojaves nga personaliteti i aereonautikes Burt Rutan.

Ne vitin 1986 ishte ai qe dizenjoi avionin qe mund te beje nje xhiro te plote rreth botes pa asnje ndalese. Anija kozmike Virgin mund te transportoje ne hapesire 6 persona dhe cmimi i nje bilete do te jete 200 mije dollare. “Kavalieri i Bardhe” perbehet nga dy pjese qe lidhen ne qender ku njera prej tyre do te shkeputet ne lartesine 18 km. Ne kete pike shpejtesia do arrije 310 km ne 10 sekonda.

Udhetimi i pare do te kryhet pas 18 muajsh pasi duhet ende kohe per te perfeksionuar detajet e sigurise. I pari qe do hipe ne udhetimin e cmendur eshte pikerisht pronari i Virgin, Mr. Branson dhe familja e tij. Pas tyre do jete radha e pasagjereve te thjeshte, te cilet duhet te derdhin shumen e majme per te siguruar nje udhetim qe nuk do ta harrojne per gjithe jeten.

Top Channel