Antarktide, 124 liqene nen akull

28/08/2008 16:35

Zbulohen 124 liqene te cilet ndodhen prej miliona vitesh nen akujt e Antarktides. Ata sot nuk kane me sekrete, pozicioni i tyre eshte zbuluar me koordinata te sakta fale satelitit te NASA-s “Icesat”.

Lajmi eshte publikuar ne “Journal of Glaciology” ku thuhet se liqenet jane formuar ne kohera te ndryshme, por shumca e tyre kane qindra vjet nen akull dhe per kete paraqesin nje rendesi te vecante per studiuesit.

Keshtu sipas shkencetareve ata, duke qene te izoluar nga masa akujsh ne siperfaqe dhe bazamentin tokesor ne thellesi, duhet te kene ruajtur disa vecori te bimesise dhe gjallesave ujore prehistorike.

Nderkaq vezhgimet e NASA-s mbi kontinentin e akullt kane filluar qe ne vitin 1996 ku eshte vene re nje fryrje liqeneve nga shkrirja e akujve si pasoje e ngrohjes globale si dhe zona ku ndodhen liqene te sapoformuara ose ne formim e siper.

Top Channel