Vritet deputeti i PS Fatmir Xhindi

02/05/0209 22:55

Deputeti socialist i Kuvendit te Shqiperise, Fatmir Xhindi eshte ekzekutuar mbremjen e sotme ne Roskovec, pak metra larg baneses se tij.

Burime konfidenciale te policise bejne te ditur se deputeti eshte qelluar me 6 plumba Kallashnikovi, ndersa po parkonte makinen ne oborrin e shtepise se tij dhe ka nderruar jete ne vend.

Policia deklaron se per momentin nuk ka asnje piste per ngjarjen, nderkohe qe po merren ne pyetje banore te shtepive prane vendit te ngjarjes, ne kerkim te deshmitareve te mundshem.

Shtepine e te ndjerit e kane vizituar pak ore pas ngjarjes kreu socialist Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Deputeti Xhindi, 49 vjec, ishte i martuar dhe kishte tre femije.

Top Channel