Amnesty: Lindja e Mesme u la në harresë

24/05/0201 00:00

Guximi i treguar me protestat pro-demokratike në Lindjen e Mesme në
vitin 2011 është shoqëruar me një dështim të lidershipit botëror.

Kështu vlerërson organizata Amnesty International, sipas të cilës mbështetja me fjalë për lëvizjet, e treguar nga shumë fuqi globale dhe rajonale, nuk është shoqëruar me veprime.

Egjipti ishte një prej shembujve të cituar nga sekretari i përgjithshëm i AI-së, Salil Shetty. “Gjuha e të drejtave të njeriut është lënë në harresë për shkak të qëndrimeve të lidhura me përfitimet”, ka thënë zoti Shetty.

“Vitin e kaluar u bë e qartë disa herë se aleanca oportuniste dhe interesa financiare trumpetuan të drejtat e njeriut teksa fuqitë globale luanin me influencën e tyre në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut”, shtoi ai.

Grupi për të drejtat e njeriut nënvizon se duket qartë se mundësitë për ndryshim të krijuara nga protestuesit në Egjipt po vaniten.

Amnesty thotë se një dështim për të ndërhyrë në Sri Lanka dhe mungesa e veprimit ndaj krimeve humanitare në Siri, një nga klientët kryesorë të Rusisë për tregtinë e armëve, e kanë kthyer Këshillin e Sigurimit të OKB-së në rolin e një mbikëqyrësi.

“Situata në Siri të detyron ta dërgosh çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për hetim për krime ndaj njerëzimit”, ka thënë Salil Shetty.

“Vendosmëria e disa vendeve anëtare të KS për të mbrojtur Sirinë me çdo kusht lë mënjanë përgjegjësinë për këto krime dhe përbën një tradhti për popullin sirian”, ka shtuar sekretari i përgjithshëm i AI.

Top Channel