Kllouni i frikshëm mbledh 117 milionë $ në fundjavën e hapjes

11/09/2017 00:00

Përshtatja për kinema e romanit të frikshëm të Stephen King ka thyer rekorde në “box office” me 117,2 milionë dollarë të grumbulluara në fundjavën e tij të parë të shfaqjes.

Sipas “Variety”, filmi horror “IT” renditet i treti në vitin 2017 për para’ të grumbulluara në fundjavën e parë, pas “Beauty And The Beast” dhe “Guardians Of The Galaxy Vol. 2”.

Përsa i përket rekordeve të muajit shtator, “IT” thërrmoi atë që mbahej nga “Hotel Transylvania 2”, që në vitin 2015 kishte grumbulluar 48.5 milionë dollarë.

“IT”, që tregon për një klloun që terrorizon fëmijë, ka pasur një buxhet prej 35 milionë dollarësh. Kasti përbëhet nga Bill Skarsgard, i cili interpreton kllounin, dhe fëmijët që interpretohen nga Jeremy Ray Taylor, Sophia Lillis, Finn Wolfhard, Wyatt Oleff, Chosen Jacobs, Jack Dylan Grazerand dhe Nicholas Hamilton.

Top Channel