Wanda: Unë i shtoj paratë Mauros (FOTO)

29/08/2017 00:00

Pasi tërhoqi vëmendjen me disa shkrepje të nxehta që publikoi në rrjetet sociale, Wanda Nara rikthehet në qendër të mediave rozë, këtë herë për një deklaratë të saj.

Modelja argjentinase, partnerja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, që këtë sezon e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar 4 gola në 2 ndeshjet hapëse të Serisë A, foli për “Gente”, një revistë meshkujsh në vendlindjen e saj.

“Jam e vetmja grua që bëj që im shoq të fitojë më shumë para”, ka deklaruar ajo.

Wanda madje, thotë se ka merita edhe për rritjen e vlerës së Icardit.

“Mauro kaloi nga 14 milionë euro në 250 milionë euro”, thotë ajo.

Dhe forma e mirë e Mauros nuk është vënë re vetëm nga Wanda, por edhe nga trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, që ka vendosur ta thërrasë në kombëtare në vend të Higuain në qendër të sulmit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel