Akupunkturë edhe për kafshët

21/08/2017 00:00

Një qen 5-vjeçar Husky, i quajtur Lulu, u përlesh me të motrën në qershor dhe lëndoi shtyllën kurrizore, e si pasojë mbeti i paralizuar në dy këmbët e tij të pasme.

Pronarja, banore e Shangait, Dong Hanyang e vendos atë mbi një karrocë kur dalin jashtë.

Ashtu si një numër në rritje pronarësh qensh, vitet e fundit Dong i është drejtuar terapisë alternative, pasi mjekësia konvencionale perëndimore, në dukje dështoi.

Thuajse çdo ditë, ajo e çon Lulunë në një qendër në Shangai, të specilizuar në akupunkturë dhe trajtim për kafshët. Praktika tradicionale kineze mbi njerëzit është më shumë se 2.000-vjeçare, por është bërë popullore edhe për kafshët këto vitet e fundit.

Qentë dhe macet shpohen me gjilpëra, të lidhura me fije elektrike, pasuar kjo nga një trajtim me barëra popullorë të thara, që kur nxehen simulojnë disa pika të caktuara të akupunkturës. Kjo e fundit është një nga praktikat më të përdorura të mjekësisë alternative në Kinë dhe bazohet mbi teorinë se ngulja dhe manipulimi i gjilpërave në pika të veçanta të trupit ndihmon në promovimin e rrjedhjes së energjisë.

Prova të dokumentuara shkencërisht të efekteve të saj nuk ka, e kritikët paralajmërojnë se sëmundje serioze mund të transmetohen nëpërmjet përdorimit të gjilpërave të kontaminuara. Por kjo nuk i ka ndaluar pronarët e kafshëve shtëpiakë, që t’i sjellin ato për trajtim.

Sipas Dong, pas më shumë se 30 seancave, Lulu ka mundur të lëvizë këmbët ngadalë. Ndërsa sipas specialistëve të qendrës, që kur ai është hapur 4 vite më parë, ka trajtuar 2.000 qenë dhe mace dhe në 80 për qind të rasteve ka pasur përmirësim. Një seancë e vetme akupunkture kushton 260 jen, ose 39 dollarë, dhe zgjat për rreth 45 minuta.

Top Channel