Stoke befason Arsenalin

19/08/2017 00:00

Në javën e dytë të Premier Ligës, “varka” e Arsen Venger tregoi se fut ujë nga të gjitha anët.

Stoke City befasoi Arsenalin duke e mposhtur atë me rezultatin minimal, 1 me 0.

Goli i tri pikëve të para për vendasit në këtë sezon të kampionatit elitar anglez u shënua nga Jese Rodrigues në minutën e 47-të të takimit.

Përpjekjet e “Topçinjëve” për t’u larguar me pikë nga stadiumi i Stokes u thyen njëra pas tjetrës.

Top Channel