Objektivat e Donnarumma: Jo vetëm zona Champions

19/08/2017 00:00

Në prag të nisjes së Serisë A, Gianluigi Donnarumma ka rrëfyer verën e tij të nxehtë.

“Mora oferta të rëndësishme dhe refuzova gjithçka për dashurinë ndaj Milanit. Është normale që në moshën 18-vjeçare të lindin dyshime. Kaloi një muaj pasi doja të merrja vendimin me qetësi. Ndaj Krajovës nuk dija si do të më prisnin tifozët, por kur dëgjova duartrokitjet ishte gjëja më e bukur”, tha portieri i Milanit.

Donnarumma foli edhe për objektivat e Milanit këtë sezon: “Duhet të kthehemi në Champions. Shpresojmë ta nisim mbarë kampionatin. Për titullin kampion janë Juventus, Roma, Napoli… më pas të shohim”.

Në lidhje me merkaton e kuqezinjve, 18-vjeçari tha se e kanë habitur për mirë Kessie dhe Conti.

Top Channel