Shtyhet debutimi i Neymar, mungon dokumentacioni

08/08/2017 00:00

Debutimi i Neymar me Paris Saint Germain rrezikon të shtyhet sërish. Braziliani është parashikuar të zbresë në fushën e lojës në sfidën e së dielës ndaj Guingamp dhe ajo që pret është vetëm ardhja e dokumentacionit të transferimit nga Spanja.

Sipas medias franceze, deri tani klubi transalpin nuk e ka marrë këtë dokumentacion dhe nëse kjo nuk do të ndodhë në kohën e duhur atëherë Neymar do të duhet të presë sfidën me Toulouse për debutimin e tij.

‘Le Parisien’ thekson se ajo që e ka shkaktuar këtë vonesë në dërgimin e dokumentacionit të transferimit të Neymar është Liga Spanjolle. Ndërkaq, sipas të përditshmes tjetër franceze, ‘L’Equipe’, burime të Federatës Spanjolle bëjnë të ditur se i takon Barcelonës të bëjë dorëzimin e këtij dokumentacionin me katalanasit që nuk kanë bërë asnjë lëvizje.

Paris Saint Germain e bëri kërkesën e tij të enjten e kaluar dhe që nga ai moment Barcelonës ju dhanë 15 ditë kohë për të mbyllur përfundimisht këtë transferim.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, Paris Saint Germain do t’i drejtohet FIFA ndoshta për të kërkuar edhe një transferim provizor, në mënyrë që të evitojë që kjo përplasje me katalanasit të zgjatet akoma më shumë.

Top Channel