Superliga e Kosovës, Prishtina-Drita në javën e parë

25/07/2017 00:00

Prishtina-Drita do të jetë pa dyshim sfida më e ‘nxehtë’ e javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Një verdikt të tillë e dha shorti në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve. Ndërkohë, skuadra kampione në fuqi, Trepça’89 edicionin e ri do ta nisë para tifozëve të saj, ku përballë do të ketë skuadrën e rikthyer në elitë, Flamurtarin.

Edicioni i ri në Vala Superligë fillon më 19 gusht. Vëllaznimi, një tjetër skuadër e rikthyer në mesin e ekipeve elitare në javën e parë do të ketë test të vështirë me Lirinë. Në sfidat e tjera të javës së parë do të takohen: Gjilani-Besa, Feronikeli-Vllaznia, Llapi-Drenica.

Ndërkohë, u hodh edhe shorti për edicionin e ri në Ligën e Parë, me edicionin e ri që fillon më 26 gusht.

Top Channel