Liverpool dështon në merkato!

18/07/2017 00:00

Me vetëm dy blerje të shtuara në kontingjentin e klubit, askush mes tifozëve të Liverpulit nuk beson se skuadra do të jetë në gjendje të luftojë për titullin, por edhe pse me një merkato të qetë, trajneri Jurgen Klop është optimist.

“Reds” e mbyllën kampionatin në vendin e katërt sezonin e kaluar dhe pas blerjes rekord të Mohamed Salah dhe sulmuesit Solanke, kanë qenë thuajse inekzistent në treg.

Hera e fundit që Liverpuli shpallej kampion ishte para 27 vjetësh, por nëse këtë vit nuk ndodh një mrekulli, etja e tifozëve për trofe do t’i afrohet dekadës së tretë.

Endi Robertson i Hull Sitit, Nabi Keita i Lajpcigut janë mes emrave të lakuar për merkaton. Liverpul ndërkohë u detyrua të kërkonte falje publike ndaj Sauthempton, për avancimet ndaj Van Dajk, që kulmuan dhe me ndërprerjen e tratativave për blerjen e mbrojtësit.

“Nuk zhgënjehem kollaj pasi e di që ky është tregu i futbollit. Ndonjëherë funksionon dhe ndonjëherë duhet të pranosh situatat. Unë jam i relaksuar pasi kemi afat deri në 31 korrik”.

Top Channel