Diamond League Rabat, triumfojnë De Grasse e Thompson

17/07/2017 00:00

Andre de Grasse triumfon në garën e 200 më në ndalesën e radhës së Diamond League në Rabat të Marokut. Atleti kanadez arriti të fitojë këtë garë me kohën 20.03 sekonda duke lënë në vendin e dytë dhe të tretë amerikanin Ameer Webb dhe britanikun Hughes.

Në garën e 100 m për femra shkëlqeu Elaine Thompson. Sprinterja xhamajkane e fitoi këtë kategori me kohën 10.87 sekonda. Në vendin e dytë u rendit atletja nga Bregu i Fildishtë Marie Josee Ta Lou, ndërsa e treta ishte Michelle Lee Ahye nga Trinidad Tobago

Në garën e kërcimit 3 hapësh për femra, suksesi ishte për kolumbianen Katerina Ibarguen me 14.51 m që la pas xhamajkanen Kimberly Williams dhe greken Papakristou. Ndërsa  në kërcimin me shkop për meshkuj ai që fitoi ishte polaku Wojciechowski me 5.85 me i ndjekur nga Holdzeppe dhe Lisek.

Top Channel