Arlind Ajeti drejt Gjermanisë

12/07/2017 00:00

Përveç Spal-it në Serie A në garë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare Arlind Ajeti është futur së fundmi edhe Freiburg.

Pas një sezoni jo shumë pozitiv te Torino, mbrojtësi 23-vjeçar është vënë në qendër të vëmendjes së disa skuadrave, por dy destinacionet më të mundshme të momentit janë debutuesit e Spal në Serie A dhe gjermanët e Freiburg që këtë sezon do të luajnë në Europa League.

Kontrata e Ajetit me Torinon skadon në vitin 2019, por mesa duket, lojtari shqiptar nuk është më në planet e Sinisa Mihajlovic, i cili ka ndezur dritën jeshile për largimin e tij.

Ajeti debutoi në Serie A dy sezone më parë me fanellën e Frosinones. Gjatë verës së shkuar ai u transferua te Torino me parametra zero. Gjatë sezonit të fundit, Ajeti u aktivizua vetëm 4 ndeshje me fanellën “Granata”, ku shënoi edhe 1 gol.

Top Channel