Kombëtarja e basketbollit, një tjetër amerikan për “koshat”

12/07/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare e basketbollit ka vuajtur në kohët e fundit rezultate zhgënjyese dhe në jo pak raste niveli ka qenë mjaft i ulët në arenën europiane.

Por drejtuesit kanë menduar të pasurojnë organikën me një tjetër element të huaj që synojnë të shtojë cilësinë. Michael Alexander Moser është nga sot amerikano-shqiptari më i ri i kuqezinjve të koshave.

Gjigandi nga Teksasi ka mundur të marrë nënshtetësinë shqiptare çka i jep atij dhe mundësinë të jetë pjesë e kuqezinjve të basketbollit për të dhënë kontributin e tij.

Në të kaluarën e tij, Michael Alexander Moser, ka qenë pjesë e skuadrave të Lietuvos Ryts në Lituani dhe Hapoel Holon në Izreael.

Moser nuk do të ketë aventurën e tij të parë në basketbollin shqiptar, pasi  në 2017 ai ka pasur një eksperiencë  të shkurtër në Kosovë tek Sigal Prishtina, ndërkohë që së fundmi ai është transferuar tek Pallacanestro Reggiana në Itali.

Më herët tek Kombëtarja Shqiptare e basketbollit ka qenë pjesë dhe një tjetër amerikan, Reshon Inill Broudus.

Top Channel