Një video e çuditshme është filmuar mbi rajonin Yakutia në Rusi, pamjet e së cilës hedhin dyshime për një UFO.

Një person i quajtur Semyon, i cili ka publikuar edhe pamjet e çuditshme pretendon se: “Një objekt i paidentifikuar është parë të fluturojë mbi shtëpitë tona. Ajo kishte shumë drita dhe gjurmë avulli”.

Në fund të videos së shkurtër dallohet një “dritare” që shndrit dhe objekt fluturues u zhduk brenda tij.

Por jo gjithçka mund të jetë e vërtetë, nuk janë të paktë ata që besojnë se videoja është e modifikuar, apo nëse është një efekt i realizuar me lazer dhe me dron.

Top Channel