Gazetarja e akuzon për abuzim

04/07/2017 00:00

Telashe të reja për Diego Armando Maradonën.

“El Pibe de Oro” është akuzuar nga gazetarja Katerina Nadolskaya për tentativë abuzimi, një ngjarje kjo që mendohet se ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në Shën Pjetërburg, ku u luajt finalja e Kupës së Konfederatave.

Në një rrëfim për të përditshmen “El Mundo”, Nadolskaya ka treguar se Maradona tentoi ta zhvishte, në momentin që ai e takoi në një dhomë hoteli për të dhënë një intervistë.

Gazetarja ruse shkoi edhe më tej dhe shtoi disa detaje të reja, duke thenë se Maradona nisi të bërtasë në momentin kur pa zemërimin e saj në tentativën e tij për ngacmim seksual.

Por, përfaqësuesit ligjorë të Maradonës reaguan menjëherë, duke përgënjeshtruar me forcë këtë histori të gazetares. Sipas tyre, ishte vet Nadolskaya që nisi të zhvishej përpara se ta largonin nga dhoma.

Kjo ngjarje, që nuk ishte aspak e qartë, ndodhi pikërisht në prag të udhëtimit të Maradonës në Napoli, ku ai do të marrë titullin “Qytetar Nderi”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel