Mbyllet kampionati, çiklizmi mëson emrat e fituesve

30/06/2017 00:00

Kampionati Kombëtar i Çiklizmit u mbyll me garën e rrugës për të mësuar edhe emrat e fituesve në të tre kategoritë. E cilësuar ndryshe edhe si Gara e Rezistencës, ajo u zhvillua në formën e cirkuiti ku distancën më të gjatë e përshkuan çiklistët pjesëmarrës në kategorinë Elite U23, 174 km dhe fitues u shpall Ylber Sefa, i cili arriti të lërë pas rivalin e tij Halilaj.

Në kategorinë e të rinjve, ai që kaloi i pati vijën e finishit pas 125 km, ishte çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola  që la në vendin e dytë shokun  tij të skuadrës, Astrit Kronen, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Amarildo Goga i Apolonisë.

Për Bruno Kolën kjo është hera e 6 që shpallet kampion i Shqipërisë për të rinj. Për sa i përket kategorisë së kadetëve që përshkuan po 125 km, fitorja i shkoi Jorgo Gjatës së Apolonisë që la pas Pandeli Bajlozin të Skënderbeut dhe Samuel Bajramin të Vllaznisë.

Top Channel