Chelsea, 115 milionë euro për Bonucci e Alex Sandro

23/06/2017 00:00

Antonio Conte kërkon të bëjë pazar te Juventusi. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, trajneri i Bluve të Londrës ka vënë në shënjestrën e tij mbrojtësit Leonardo Bonucci dhe Alex Sandro, për të cilët kampionët e Anglisë janë gati të ofrojnë 115 milionë euro.

Leonardo Bonucci prej kohësh është vënë në krye të listës së dëshirave të trajnerit Antonio Conte, i cili është gati të bëjë gjithçka ka në dorë për t’ia rrëmbyer atë Juventusit. Futbollisti nga ana e tij ditët e fundit nuk ka bërë gjë tjetër veçse nëpër media të ndryshme ka mohuar zërat që flisnin për përçarje në skuadër si dhe një largim të mundshëm të tij nga Torino.

Por, kjo nuk e ka frenuar aspak interesimin e Chelsea, që në fakt i ka dyfishuar përpjekjet e tij duke kërkuar edhe Alex Sandron.

Juventusi në të vërtetë e ka refuzuar një ofertë për brazilianin që kapte shifrën e 60 milionë eurove, por nëse Sandro do të kërkojë largimin nga skuadra, atëherë klubi torinez nuk do ta pengojë atë të shkojë diku tjetër.

Top Channel