Një këngë për të prekurit e “Grenfell”

22/06/2017 00:00

Një këngë për bamirësi, për të cilën u angazhua Simon Cowell, me qëllim që të mbledhë fonde për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia e kullës “Grenfell” në Londër, u publikua të mërkurën.

Disa këngëtarë të famshëm britanikë dhe muzikantë të njohur po ashtu, mes të cilëve, Robbie Williams, Leona Lewis, Rita Ora, Jessie J. dhe ish-anëtarët e “One Direction”, Liam Payne dhe Louis Tomlinson, kanë ofruar zërat e tyre për “cover”-in e këngës “Urë mbi ujëra të trazuar” të vitit 1970.

Kënga është e disponueshme për t’u shkarkuar tani, ndërkohë që pranohen edhe donacione të tjera. Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu kullën “Grenfell” ka shkuar në 79.

Top Channel