Edhe Prishtina me aplikacion për qytetarët

21/06/2017 00:00

Edhe Prishtina është bërë me një aplikacion që u vjen në ndihmë qytetarëve të saj për të denoncuar shqetësimet e tyre të përditshme.

Aplikacioni “Prishtina Ime” do të prezantohet ditën e enjte nga Komuna e Prishtinës, që thotë se bashkë me të mbërrin edhe sistemi tërësisht i digjitalizuar i qendrës së telefonatave.

“Aplikacioni “Prishtina Ime” do t’ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve për të raportuar problemet të cilat i hasin çdo ditë sa i përket rendit komunal, ndotjes së ambientit, rrezikut për pronën publike, pengesave në komunikacion, dëmtimit të pyjeve, si dhe të ndërtimeve pa leje”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

Një aplikacion i ngjashëm multifunksional vepron prej disa muajsh në Tiranë, i quajtur “Tirana Ime”.

Top Channel