Melania dhe kompleksi i Elektrës

13/06/2017 00:00

Ish-modelja Melania Trump, tashmë Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka përshkruar veten e saj si një nënë me kohë të plotë dhe një mister i mbështjellë nga një enigmë.

E nëse themi se SHBA nuk ka pasur kurrë më parë një udhëheqës si Donald Trump, të njëjtën gjë mund të themi edhe për bashkëshorten e tij.

Në një kontrast të thellë me bashkëshortin, Melania ka preferuar të mbajë një rol tejet privat dhe të rezervuar, që prej betimit të Trumpit si president. Por kjo maturi e Melanias ka nxitur orekset për më shumë të dhëna nga jeta e saj private.

Si për shembull, të shohim prindërit e saj që mbërritën për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë…

Sigurisht, nuk ju duket si diçka e rëndësishme, me përjashtim të faktit se sytë e të gjithë botës ishin mbi babain Viktor dhe nënën Amalija Knavs, teksa ata zbrisnin nga “Air Force One”, e për një çast shumë njerëz mbetën të shokuar nga pamja e babait të Melanias, Viktor.

Pamja e tij dukej disi familjare: me kravatën e kuqe, me xhaketën blu, sigurisht një njeri në moshë, për të shkuar deri edhe te trupi. Bashkimi i të gjitha këtyre detajeve sjell ndërmend diçka befasuese: ngjashmëria e babait të Melanias pikërisht me bashkëshortin Donald.

Natyrshëm, njerëzit mund të flasin shumë mbi ngjashmëritë, por çfarë dinë ata mbi Viktor Knavs?

Dikur me teserën e Partisë Komuniste, Viktor ka punuar si një shitësh makinash në vendlindjen e tij, Slloveni. Ai u takua me bashkëshorten e tij, Amalija, një modeliste në një fabrikë veshjesh për fëmijë, në vitin 1966. Pasi u martua me të, familja thuhet të ketë jetuar në gjendje të mirë.

Sa i përket ngjashmërisë mes babait të saj dhe burrit, vet Melania ishte shprehur dikur për “GQ” se “që të dy ata punojnë shumë, janë shumë të zgjuar dhe tepër të aftë”.

“Ata janë rritur në ambiente totalisht të ndryshme, por kanë të njëjtat vlera, të njëjtat tradita. Edhe unë vet jam e ngjashme me bashkëshortin tim, më kuptoni çfarë dua të them? I tillë është edhe babai im, një njeri familjar, me tradita dhe me zell të madh për të punuar. I tillë është edhe bashkëshorti im”.

E megjithatë, flokët nuk i kanë njësoj…

FOTO GALERI
1/4

Top Channel