Kendall nxjerr në shitje shtëpinë që e bleu 6.5 mln dollarë
09/06/2017 00:00
Kendall Jenner njihet si 21-vjeçarja me një karrierë të suksesshme nga e cila përfiton mbi 100 milion dollarë si modele dhe si personazh i famshëm televiziv i “Keeping up with the Kardashians”.
Së fundmi, si pjesë e “Victoria’s Secret Angels”, ajo ka menduar se është mjaftueshëm e pavarur për të zgjeruar hapësirën e saj dhe si pasojë ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj të parë e cila vlen 1.6 milionë dollarë.
Edhe pse kjo shumë e tejkalon normalen, Kendall ka vendosur të tregohet modeste pasi fillimisht këtë shtëpi e ka blerë për 6.5 milion dollarë nga Emily Blunt dhe John Krasinski dhe e ka përdorur vetëm një vit.
Top Channel