Çmenduria “Ronaldo”, 3 klube ofrojnë 180 mln euro

07/06/2017 00:00

Reali i Madridit mund të arkëtojë plot 180 milionë euro nga Cristiano Ronaldo. Kjo është ajo që publikohet tek e përditshmja portugeze “A Bola”, sipas së cilës janë 3 klube që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të derdhur këtë shifër në arkat e klubit “merengues” për të siguruar kartonin e sulmuesit 32-vjeçar.

Gjithnjë sipas “A Bola”-s, lista e pretendentëve për Cristiano Ronaldon kryesohet nga Manchester United, ndërkohë që pas anglezëve vijnë dy klubet e Ligue 1, Paris Saint Germain dhe Monaco.

Sigurisht, për momentin të gjitha këto janë në kuadrin e zërave të merkatos, megjithëse pista Manchester United nuk duhet përjashtuar plotësisht, pasi vet Ronaldo nuk e ka mohuar asnjëherë se e dëshiron rikthimin te “Djajtë e kuq”.

Gjithsesi, shifra prej 180 milionë eurosh ka dalë dhe është një shumë që jo të gjithë klubet e kanë luksin që ta shpenzojnë.

Top Channel