Më 3 qershor Champions League më i “blinduari” në histori

01/06/2017 00:00

Një stërvitje e madhe sigurie ishte antipasta e asaj që mediat britanike po e cilësojnë planin më të madh operacional në botë për një eveniment sportiv në vitin 2017.

Një stërvitje e madhe sigurie ishte antipasta e asaj që mediat britanike po e cilësojnë planin më të madh operacional në botë për një eveniment sportiv në vitin 2017.

Finalja e Ligës së kampioneve do të përballë këtë të shtunë realin e Madridit dhe Juventus, por nëse në fushë parashikimi për fituesin është i vështirë, autoritetet po kërkojnë të jenë të sigurt për një parashikim edhe më optimist si mbarëvajtja e ndeshjes.
 
Kardifi dhe rrethinat kanë nisur të blindohen me forca policie dhe ushtrie, kur kryeqyteti Uellsian pret 200 mijë vizitorë në dy ditë për finalen.

Një seri masash antiterrorizëm po aplikohen, duke përfshirë skanerin e fytyrës për vendet publike me rezultate në kohë reale, kufizimin e qarkullimit me heqjen e mjeteve të rënda, mbylljen e gjirit të Kardifit dhe seksione të lumit Taff. Çdo tifoz do të krahasohet me një database ku bëjnë pjesë huliganë dhe potencial për akte terrori.

Askush nuk do të mund të futet me kamion në sheshe publike. Histori tragjike Berlini apo Nisa apo edhe sulme si në Manchester Arena i kanë mësuar britanikëve të jenë më vigjilentë.

“Që kur Kardif u zgjodh si vendi finalist i Champions, ka patur sulme në Paris, Berlin dhe kudo. Sytë e botës do të jenë tek ne për operacionin e sigurisë më të madh të vitit për një event sportiv”, tha shefi i policisë së Kardifit, Richard Levvis. 19 trena të shpejtësisë së lartë do të shtohen vetëm për transfertat me Londrën ndërsa mijëra vizitorë do të qëndrojnë gjithashtu në qytete si Bristol dhe Birmingham.

Top Channel