Kosovë, sulmohen me armë zyrat e PDK në Skënderaj

23/05/2017 00:00

Policia e Kosovës konfirmon se mbrëmë rreth mesnate, zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj janë sulmuar me armë zjarri.

Sipas policisë, nga ky sulm është dëmtuar një dritare e zyrave të kësaj partie dhe një dritare e një lokali që gjendet në afërsi të selisë së PDK-së.

“Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky sulm. Policia po heton për të dyshuarit e mundshëm”, tha për “KosovaPress” Fexhrije Pllana, nga Policia rajonale e Mitrovicës.

Top Channel