Selena Gomez, “hot” në klipin e ri

18/05/2017 00:00

Ajo po përjeton një lidhje romantike prej pesë muajsh me The Weeknd dhe duket se ky romanticitet është pasqyruar edhe në klipin më të ri të këngëtares, “Bad Liar”.

24-vjeçarja ka postuar disa pamje provokuese nga klipi i këngës së saj të fundit, ku shfaqet në shtrat me një këmishë nate rozë mëndafshi. Në një pamje tjetër, këngëtarja ka veshur një t-shirt sërish me lëvizje provokuese.

Në të njëjtën kohë ajo ka lançuar edhe këngën e plotë në Spotify.

Top Channel