Protesta kontroverse, Dinamo e Drezdenit ‘evokon’ luftën

15/05/2017 00:00

E hapën sezonin me një skandal duke hedhur në fushë një kokë demi të ngordhur dhe e mbyllën në të njëjtën mënyrë, me një protestë kontroverse dhe mesazhe të shumëfishta dhe të vështira për t’u dëshifruar.

Tifozët e Dinamos së Drezdenit vazhdojnë të turbullojnë futbollin gjerman, me pushtimin e qytetit të Karlsruhes përmes flakadanëve, tymueseve dhe shashkave.

Më shumë se 2 mijë mbështetës të ekipit nga Gjermania lindore ishin veshur me uniforma kamuflazhi si për të evokuar luftën, ndërsa shfaqën dhe parulla kundër Federatës.

Dinamo, që luftonte për ngjitjen në Bundesligën e parë, ka një grup tifozësh që cilësohen nga më të rrezikshmit dhe jo më kot bilanci i ndeshjes me Karlsruhen fliste për 15 policë dhe 21 stjuard të plagosur.

Sipas “Die Welt”, ende nuk dihen motivet e protestës, por ekspertët pretendojnë se ka një përfshirje të partisë ekstremiste Pegida, që lufon kundër islamizimit të Europës. “Kjo është lindja, ky është Dresden, ky është Dinamo”.

Parullave të shumta i paraprin shpesh një makinë ushtarake me targën 88. Sipas gazetarëve, ky numër përdoret nga e djathta ekstreme si një kod për “Heil Hitler”, shenjë e qartë se mijëra tifozët kanë ideologji naziste.

Top Channel