Dwayne Johnson: President i SHBA? S’është e pamundur

11/05/2017 00:00

Dwayne Johnson aktualisht është i fokusuar në karrierën e tij kinematografike e megjithatë në intervistën e fundit kur është pyetur nëse do të kandidonte për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dwayne ka thënë se nuk është e pamundur.

45-vjeçari u shpreh se në zgjedhjet e fundit nuk votoi asnjë nga kandidatët e kampeve respektive dhe nëse do të ishte president stabiliteti në çdo fushë do ishin pika ku do fokusohej ai.

Pas Kanye West, Dwayne është personazhi i radhës nga yjet e showbiz-it që kërkon të kandidojë për president.

Top Channel