Hahn: Kosova të mbetet e fokusuar tek prioritetet

10/04/2017 00:00

Bashkimi Europian nuk i ka mirëpritur zhvillimet e fundit në Kosovë, që po çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, më 18 qershor.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, komisioneri Johannes Hahn ka deklaruar se Kosova duhet të vijojë punën për çështjet kyçe si sundimi i ligjit, zhvillimin ekonomik, dialogun me Serbinë dhe për liberalizimin e vizave.

“Më vjen keq për mocionin e mosbesimit që u votua në Parlamentin e Kosovës. Liderët politikë dhe institucionet nuk duhet të shkëpusin vëmendjen nga sfidat e mëdha me të cilat Kosova përballet”, ka deklaruar Hahn.

Top Channel