Mastersi i Madridit, kualifikohen Murray dhe Thiem

10/05/2017 00:00

Andy Murray dhe Dominic Thiem janë tenistët që kualifikohet për në raundin e tretë të turneut Masters të Madridit.

Numri 1 i renditjes botërore nuk hasi vështirësi në përballjen me rumunin Marius Copil, të cilin e mundi me rezultatin 2-0. Në setin e parë, Murray e siguroi fitoren në “game”-n e 10, kur fitoi me shërbimet e Copil, ndërkohë që të dytin e fitoi me rezultatin 6-3.

Ndërsa Dominic Thiem arriti të kualifikohej pas fitores me amerikanin Jared Donaldson me rezultatin 2-0. Ashtu sikurse Murray, edhe tenisti austriak e pati të lehtë këtë fitore ndaj 20-vjeçarit, duke i mbyllur setet me rezultatin 6-3 dhe 6-4.

Siguroi një vend për në raundin tjetër të turneut të Madridit edhe David Goffin, i cili mundi 2-0 gjermanin Florian Mayer.

Top Channel