“Shumë dashuri për babin David”!

03/05/2017 00:00

Ditën e djeshme ish-futbollisti britanik David Beckham festoi ditëlindjen e tij të 42-të në atmosferën familjare.

Bashkëshortja Victoria dhe fëmijët e tij organizuan një festë të vogël në shtëpinë e tyre, ku përveç ushqimeve mbizotëruan ëmbëlsirat me çokollatë , dhjetëra tullumbace dhe lojëra qesharake.

Secili nga anëtarët e familjes kanë ndarë këtë ditë të veçantë edhe me ndjekësit e tyre ne rrjete sociale, ku më së shumti kanë shprehur dashurinë pa kushte që kanë kundrejt David.

Në festën e tyre të vogël të gjithë u siguruan që David të ndihej si një “mbret” dhe nga gëzimi që shfaqet në sytë e tij ata ja kanë arritur këtij qëllimi.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel