Meghan Markle do surprizojë familjen mbretërore

03/05/2017 00:00

Meghan Markle po provon aftësitë e saj në gatim për ti bërë përshtypje familjes mbretërore.

Aktorja amerikane 35-vjeçare, e dashura e princit Harry, ka folur për aftësitë e saj në gatim për revistën Good Housekeeping.

Dhe në një recetë që ajo do ta përdorte së shpejti për të fituar simpatinë e Mbretëreshës dhe princit Charles, ajo thotë: “Nuk ka gjë më të shijshme apo impresionuese se një pulë e pjekur në mënyrë të përkryer”.

“Unë e sjell në fesëtn e mbrëmjes dhe bëj shumë miq”, vijon Meghan. Ajo është lidhur me princin Harry që verën e kaluar dhe ka qëndruar me të disa herë në pallatin Kensington.

Edhe princi 32-vjeçar ka vizituar Toronton e Kanadasë ku aktualisht jeton Meghan. Aktorja, e cila ka punuar me OKB për barazinë dhe fuqinë e femrës, tregon edhe se si e mban lidhjen e saj me Harry.

“Unë kam qënë kaligrafe. Mendoj se shkrimi me dorë i letrave janë një formë e humbur arti”, thotë ajo.

Top Channel