Mourinho kundër FA: Kalendari i Premiership, ç’njerëzor

02/05/2017 00:00

Pas Antonio Contes edhe Jose Mourinho shfaqet kritik ndaj federatës Angleze të Futbollit. Për trajnerin e Manchester United problemi qëndron tek numri i madhi ndeshjeve që duhet të luajnë në një periudhë të caktuar dhe se kalendari i përcaktuar është ç’njerëzor.

“Futbollistët e mi janë shumë të lodhur-është shprehur Mopurinho-dhe kjo për meritë të sukseseve tona në të gjitha aktivitetet, por edhe për shkak të kalendarit. Imagjinoni sikur të luanim edhe gjysmëfinalen e FA Cup. Deri në fund të sezonit do të luajmë cdo 3 ditë’.

Por Mourinho nuk heq dorë as nga specialiteti i tij që është provokimi. Portugezi theksoi se nuk e përjashton mundësinë që në ndeshjen me Crystal Palace në 21 maj të aktivizojë futbollistët e skuadrave zinxhirë nëse Manchetser United do të kualifikohet për në finale të Europa League.

“Kushedi, mund të marr skuadrën e Nicky Butt për të luajtur me Crystal Palace dhe shpresoj që kjo skuadër të mos  e ndjejë të nevojshme të fitojë pikë për të siguruar mbijetesën, sepse do të ishte dicka e shëmtuar nëse Crystal do të luante ndeshjen e jetës, ndërkohë që ne do të prezantoheshim me lojtarët e ekipeve të të rinjve”-shtoi Mourinho.

Top Channel