Boksi dhuron spektakël në “Wembley”, Joshua gjunjëzon Klitschko-n

29/04/2017 00:00

U vlerësua si ndeshja e vitit në boks, por ajo u ngrit në nivelet më të larta të këtij sporti burrëror ku britaniku 28-vjeçar, Anthony Joshua, hodhi në tapet “gjyshin” ukrainas Wladimir Klitschko.

Një ndeshje e jashtëzakonshme, ku në tapet fillimisht përfundoi Klitschko që në raundin e tretë, por kurrësesi ai nuk mund ta pranonte këtë gjunjëzim që në fillim dhe arriti të ngrihet e të rikthehet fuqishëm.

Më pas, ishte radha e Anthony Joshua të provonte për herë të parë rënien në tapet, por edhe ai  tregoi se është një boksier me një ta ardhme të madhe dhe gjeti forca e u rikthye.

Wladimir Klitschko ishte ai që dominoi ndeshjen deri në raundin e 11, por e gjitha rezultoi një strategji pasi Joshua rikuperoi energjitë dhe u rikthye fuqishëm në raundin e parafundit. 28-vjeçari arriti ta hidhte dy herë në tapet ukrainasin, ndërsa më pas ishte arbitri ai që e ndali në furinë e grushteve të pambarimta drejt fytyrës së Klitschkos, duke e mbyllur ndeshjen me nokaut.

Anthony Joshua i bëri të tijët 3 gjerdanë nga kjo fitore, ndërsa rujti vazhdimësine e jashtëzakonshme në karrierën e tij, tashmë me 19 fitore me nokaut në po kaq duele.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel