Arsenal eliminon City-n, kalon në finale

23/04/2017 00:00

Arsenal ka arritur të shkojë në finale të FA Cup, duke eliminuar Manchester City-n nga raundi gjysmëfinal.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0, ndërsa në pjesën e dytë Aguero kaloi ekipin e Guardiolës në avantazh.

Arsenali barazoi me Monreal, duke bërë që koha e rregullt të përfundonte në barazim 1-1 dhe ndeshja t’i drejtohej shtesës prej 30 minutash. Në minutën e 11 shtesë, Alexis Sanchez shënoi golin që i dha kualifikimin londinezëve, për në ndeshjen finale të trofeut.

Arsenal do të përballet në finale me Chelsean, e cila eliminoi dje Tottenham-in, pas fitores 4-2.

Nga ana tjetër, City i Guardiolës i dha lamtumirën një tjetër trofeu, pas daljes nga lufta për titull dhe eliminimit nga Champions. Tani qytetarët kanë si objektiv të vetëm, pjesëmarrjen në zonën Champions, ku gara me United e Mourinhos fillon që më datë 27, në ndeshjen direkte.

Top Channel