Portieri i pafat shënon dy autogola…identikë – VIDEO

22/04/2017 00:00

Të shënosh 2 autogola në 22 minuta lojë është e rrallë,  por po t’u shtosh faktin se u shënuan nga i njëjti futbollist dhe në mënyrë identike, atëherë bëhet diçka e jashtëzakonshme.

Protagonisti i këtyre episodeve u bë pikërisht portieri i Brighton, David Stockdale në përballjen e Championship ndaj Norëich.

Në të dy rastet, Stockdale e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij në mënyrë të pavullnetshme dhe të pafat pas dy gjuajtjeve nga distanca, që patën të njëjtin autor, Alex Pritchard.

Në këto raste, topi u përplas në shtyllë dhe më pas në trupin e portierit për të kaluar më pas vijën fatale të portës.

Top Channel