Presidenti palestinez, në maj në Uashington. Abbas takim me Trump

19/04/2017 00:00

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas më 3 maj do të vizitojë Uashingtonin, ku do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, sipas të cilit në fokus të bisedimeve do të jetë procesi i paqes në Lindjen e Mesme.

Muaj më parë, pak pasi mori detyrën, Trump priti në zyrën e tij kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, të cilit i shprehu vizionin e tij për zgjidhjen e konfliktit, duke devijuar paksa nga opsioni i dy shteteve.

“Me dy shtete, apo me një shtet, unë jam i kënaqur me atë që bien dakord ata”, tha Trump.

Top Channel