Me flokë të gjata e mjekër të thinjur, aktori shqetëson fansat

18/04/2017 00:00

Jim Carrey ka bërë gjithë botën të qeshë me humorin e tij në shumë filma, por postimi i fundit i bërë në rrjetin social “Twitter” ka trishtuar fansat e aktorit.

Ylli hollivudian thuajse nuk njihet fare në një foto të postuar së fundmi në “Twitter”, ku është shfaqur me flokë të gjata e mjekër të thinjur.

Fansat kanë reaguar menjëherë ndaj kësaj fotografie ku njëri prej tyre shkruan: “Jim Carrey duket shumë i vjetër dhe kjo është e trishtueshme”. Një tjetër shton: “Duhet ta shikoja për 5 minuta këtë foto për të kuptuar që ishte Jim Carrey”.

Ka patur edhe nga ato komente, të cilat e kanë krahasuar Carrey me aktorin e ndjerë, Robin Williams.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel